Sporti

Lëndimi i Gavit më serioz se sa mendohej, lojtari mund të operohet

09/10/2025 08:33
nga:Lorik J

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka ofruar një përditësim mbi Gavin, pasi bisedoi me mesfushorin e Barcelonës rreth dëmtimit të tij aktual në gju.

Gavi është jashtë fushave për shkak të problemit dhe nuk pritet të kthehet për disa javë. Ai humbi ndeshjen me Rayon dhe u tërhoq nga skuadra e Spanjës për shkak të dëmtimit që po shkakton shqetësim.

“Fola këtë mëngjes me Gavin: ai është i trishtuar dhe pret një operacion të mundshëm në meniskun e tij,” i tha ai El Larguero.

“Ai është shumë i fortë… E inkurajova sepse këto janë situata kur dikush del më i fortë.”

/GazetaBlic Sport