Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Gavi, dëmtoi gjurin e djathtë javën e kaluar. Fillimisht u raportua se 21-vjeçari do të kthehej në fushë pas pushimit ndërkombëtar, por tani ka shqetësime se dëmtimi është më serioz nga sa mendohej më parë.
Sipas raportimeve, mesfushori i talentuar me siguri nuk do të rikuperohet për ndeshjen kundër Valencias dhe pritet të humbasë të gjithë muajin shtator, i cili do të përfshijë edhe raundin e parë të Ligës së Kampionëve kundër Newcastle.
Qëllimi kryesor i Barcelonës është të përpiqet ta rikthejë atë në formë deri në fillim të tetorit, kur ata përballen me një ndeshje veçanërisht interesante kundër kampionit evropian të klubeve, Paris Saint-Germain.
Katalanasit shpresojnë që mesfushori të shërohet nga dëmtimi i tij deri atëherë.
/GazetaBlic Sport


