Sporti

Lëndimi i Eriksenit mjaft serioz, mesfushori nuk do të luajë deri në muajin prill

01/31/2023 13:02
nga:Lorik J

Christian Eriksen pritet të jetë jashtë për një periudhë të gjatë për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës të marrë kundër Reading.

Eriksen u dëmtua në ndeshjen e FA Cup pas një ndërhyrje të ashpër nga Caroll dhe duket se dëmtimi i tij është mjaft serioz, përcjell GazetaBlic Sport.

Christian Eriksen tani do të jetë jashtë fushës deri në fund të prillit/fillimit të majit pas dëmtimit.

Padyshim se një “goditje” e madhe për Ten Hag i cili llogariste në shërbimet e mesfushorit danez.

/GazetaBlic Sport