Problemi fizik i Paulo Dybala në ndeshjen e luajtur mbrëmë ndaj Uruguait nuk duket të jetë serioz.
Siç shkruan gazeta argjentinase Olé, në fakt, sulmuesi i Juventusit kërkoi një ndryshim në pjesën e parë si masë paraprake që lëndimi i tij të mos bëhej më serioz, përcjell GazetaBlic Sport.
Dybala ndjeu një dhimbje në këmbë gjatë pjesës së parë në ndeshjen ku Argjentina fitoi ndaj Uruguait me rezultat minimal 1-0.
Raporti zyrtar i ekipit kombëtar të Argjentinës pritet në orët në vijim.
/GazetaBlic Sport/


