Paulo Dybala do të kryejë teste të detajuara të martën për të zbuluar me shkallën e dëmtimit që pësoi të dielën kundër Leçes.
Gazzetta dello Sport thekson se golashënuesi argjentinas dhe drejtuesit e Romës janë shumë të shqetësuar për shkallën e dëmtimit të muskujve të pësuar nga lojtari. Testimet do të zbulojnë se sa kohë do të duhet të ndalojë sulmuesi dhe nëse do të mungojë në Botëror, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëse lëndimi i muskujve nuk është serioz, atëherë lojtari duhet të marrë vetëm dy javë pushim. Megjithatë, nëse është serioze, golashënuesi do të jetë jashtë garës për muaj të tërë.
Dybala pësoi dëmtim kur shënoi penalltinë që i dha fitoren skuadrës së Mourinhos (2-1).
/GazetaBlic Sport/


