Sporti

Lëndimi i Alaba më i rëndë se që dukej, futbollisti pritet të mungoj shumë gjatë

12/31/2023 10:09
nga:Lorik J

Dy javë më parë, sezoni 2023-24 i David Alabas përfundoi, pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju kundër Villarrealit. Mbrojtësi austriak këputi ligamentin e tij të përparmë, që do të thotë se ai nuk do të luajë më deri në vitin tjetër.

Fillimisht, Alaba u mendua të ishte në dispozicion për fillimin e sezonit të ardhshëm, së bashku me Thibaut Courtois, i cili gjithashtu pësoi një dëmtim të ACL në gusht. Sidoqoftë, afati kohor i mbrojtësit mund të zgjatet, me Ramon Alvarez de Mon që raporton se lëndimi preku meniskun e tij (i ngjashëm me Gavi) dhe gjithashtu kërcin e tij, i cili mund të zgjasë pushimin e tij në 10 muaj.

“Përveç ligamentit kruciat, Alaba ka prekur meniskun dhe kërcin. Për të tentuar rigjenerimin e kërcit, janë bërë mikroperforacione që favorizojnë ardhjen e gjakut në inde. Kjo do të vonojë pak rikuperimin, por është shumë më mirë për karrierën e lojtarit.”

/GazetaBlic Sport