Edhe një dëmtim tek Franca, pas atij të Jules Kounde në pjesën e parë.
Portieri Mike Maignan është dëmtuar në këtë duel dhe është larguar nga fusha pas 45 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Maignan ka marrë një goditje në këmbën e majtë dhe është larguar nga fusha.
Vendin e tij e ka zënë portieri tjetër Areola.
Ky nuk është aspak lajm i mirë për tifozët e Milanit, pasi Maignan është një nga akterët kyç të ekipit.
/GazetaBlic Sport
🚑 C'est une malédiction. Au tour de Mike Maignan de devoir céder sa place. Il est touché au mollet gauche. Areola le remplace pour la seconde périoce. pic.twitter.com/8lobLlUQoE
— RMC Sport (@RMCsport) September 22, 2022