Sporti

Lëndimet e Diaz dhe Jota, Klopp flet për strategjitë e merkatos së janarit

12/23/2022 17:54
nga:Mergim Rreci

Liverpooli duhet të aktivizohet në merkaton e dimrit për të kapërcyer problemet me të cilat përballet, përkatësisht për sa i përket lëndimeve të Luis Diaz dhe Diogo Jota.

“Mendoj se në janar, për shkak të situatës që kemi, duhet të jemi të përgatitur. Idetë që kemi janë të qarta dhe ajo që ne realisht mendojmë është e qartë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me atë që kemi, që nuk do të ndryshojë. Ju e dini situatën tonë dhe ne jemi duke vëzhguar. Nëse ndodh diçka, do ta kuptoni”, tha trajneri gjerman, Jurgen Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.

Luis Diaz dhe Diogo Jota do të mbeten jashtë fushës për disa javë dhe kështu do të ketë shumë nevojë për së paku dy transferime në këtë afat kalimtar.

/GazetaBlic Sport/