Lajme

Lekaj: VV na ka akuzuar që kemi bërë projekte të asfaltit, tash krenohen me projektet tona

10/17/2023 23:57
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka asnjë projekt madhor në fushën e infrastrukturës me të cilin do mund të krenohen.

Ai ka thënë se dikur kjo qeveri i kritikonte AAK-në për shtrim të asfaltit, ndërsa sot po e bëjnë të njëjtën gjë.

“Këta na kanë akuzu ne që kemi bërë vetëm projekte të asfalltit, atëherë si i bie edhe kjo, që këta po krenohen me projektet tona, me idetë tona, sepse asnjë projekt të ri nuk e kanë zhvilluar. Edhe këto që i kemi lënë ne të nisura, sot e kësaj dite janë vetëm ne mënyrë simbolike që kanë filluar dhe për tri vite pothuajse asgjë nuk ka ndodhur. Tani nuk e di a është kryer fizibiliteti i asaj rruge (Tetovë-Prizren) por është rrugë e pranueshme, e domosdosshme dhe unë i përgëzoj nëse ia dalin që kjo rrugë të ndërtohet”, deklaroi deputeti i AAK-së, në ATV.