Pal Lekaj, kandidati i AAK-së për deputet me numrin 7, ka theksuar rëndësinë e sakrificës së qytetarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai ka garantuar se, pavarësisht përpjekjeve për ta harruar këtë sakrificë, populli nuk do të harrojë kurrë luftën për liri.
Lekaj e ka falënderuar popullin për mbështetje dhe ka premtuar se do të jenë gjithmonë bashkë. #pallekaj7
E plotë:
I nderuari të nderon.
Falë sakrificës suaj, ne sot jetojmë në liri dhe pavarësi. Pavarësisht se dikush po investon fuqishëm për ta harruar sakrificën tuaj, unë jam i bindur që populli nuk do ta harrojë kurrë luftën për liri dhe pavarësi.
I nderuar që ishim bashkë me secilin nga ju.
Gjithmonë do të jemi bashkë!
#pallekaj7
137✅ 7✅


