Pal Lekaj, kandidat për deputet nga AAK, ka shprehur ngushëllime për familjet e tre fëmijëve që humbën jetën mbrëmë si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.
“Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
SHQIPNJË
Tre engjëj të familjeve Rama, Morina dhe Mehmeti sot humbën jetën tragjikisht. Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe bashkëndjej me të gjithë ata që sot humbën më të dashurit e tyre.
Pushoni në paqe!