Lajme

Lekaj, Qeverisë Kurti: Të dështuar deri në palcë, jeni kampion të dështimit

05/25/2023 12:16
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar ministren Hajdari që sipas tij Ministria e Industrisë e Ndërrmarrësisë është e dështuar deri në palcë, raporton GazetaBlic.

Sipas Lekajt, Qeveria Kurti nuk ka marrë asnjë vendim për të zbutur krizën ekonomike.

“Një ministri e dështuar në palcë e cila nuk qenë në gjendje një punë të hajrit me ia sjellë Kosovës që tre vjet”, deklaroi Lekaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Ne si AAK vlerësojmë që është mëkat politik e shoqëror që një ministri bazë e shtetit me të gjithë ato potenciale që i ka, duke e ditur gjendjen e dobët sociale të qytetarëve, duke e ditur krizën ekonomike që e ka përcjellë secilën familje, biznes e ndërmarrje, nuk keni qenë në gjendje të merrni vendime e të zbutni sadopak krizën që e ka kapluar Kosovën këto dy-tre vjet. Do të mbaheni në mend që ishit kampion të dështimit pa asnjë investitor strategjik nga brenda dhe nga jashtë vendit”, thotë Lekaj në seancën e Kuvendit.

/GazetaBlic/