Lajme

Lekaj-pushtetit: Me këtë sjellje dhe qasje, po e mendoni veten si të ishit fuqia e botës, por s’jeni

06/27/2024 11:59
nga:Sh R

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projektligjin për KPM-në ka kritikuar pushtetin për mostërheqjen e projektligjit për KPM-në në rend dite, shkruan Reporteri.net.

Lekaj i AAK ka thënë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës se me që mazhoranca nuk do të ketë bashkëpunim me opozitën, atëherë këta të fundit s’kanë pse të rrinë në sallë sot.

Poashtu ai tha se partia në pushtet janë larg synimeve të qytetarëve të Kosovës dhe Bashkimit të Evropian, dhe se ata nuk janë fuqia e botës, nëse veç e mendojnë veten të tillë.

“Po shihet qartë që mazhoranca nuk e ndryshon vendimin. Edhe ne si AAK e përkrahim mocionin procedural për këtë ligj që të kthehet tek Qeveria dhe nëse prap ju nuk jeni ata që mund të bashkëpunoni me opozitën, atëherë nuk di pse opozita duhet të rri sot në sallë. Prandaj, ju vazhdoni me tuajën, por dini që jeni larg, larg synimeve edhe të Kosovës por edhe të qytetarëve të Bashkimit Evropian. Me këtë sjellje, me këtë qasje, ju po e mendoni veten si të ishit fuqia e botës, por ja që nuk jeni”, tha Lekaj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.