Lajme

Lekaj për procesin e dialogut: Për dy vite kemi qenë në terr informativ, janë mbajtur takime dhe ne nuk dimë për to!

03/23/2023 16:48
nga:Y I

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit Kurti sa i përket procesit të dialogut, raporton Gazeta Blic.

Lekaj ka thënë në fjalën e tij se Kurti e ka mbajtur për vete procesin e dialogun dhe nuk e ka ndarë me të tjerët.

Ai tutje ka thënë se për dy vite qytetarët kanë qenë në terr informativ.

“Kryeministër e dije që dialogu eshte i rendesise të veçantë, nuk kemi mujt me u shmang nga dialogu. Shumë punë kanë ngel anash, keni harruar detyrat e shtëpisë, kemi shtrejtim te rrymës. Keni harruar kauzën kryesore se Zajednica nuk kalon dhe thoni vetmenaxhim. Kryeministri e ka mbajtur për vete procesin e dialogut dhe nuk e ka nda me te tjeret.Qeveria duhet ta dije se per 2 vite ne kemi qenë ne terr informacioni, janë mbajtur takime dhe nënshkruar marrëveshje dhe ne nuk e dimë për to.

“Qeveria ndryshe duket e sillet ne bisedime dhe ndryshe kur po vjen në Kosovë. Ne kemi nevojë për një kryeministër që ka vendosmëri që mbron Kosovën e 17 shkurtit të vitit 2008 përballë Vuçiqit dhe jo në studio televizive” tha Lekaj në fjalën e tij në Kuvend raporton Gazeta Blic.