Lajme

Lekaj: Në vend se të sjellë siguri e stabilitet, kjo qeveri e Kurtit po e kthen Kuvendin në shesh paniku – Boll ma me tensione e frikë

07/05/2025 17:33
nga:Sh R

Pal Lekaj nga AAK, thotë se Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, për bombë e as për tensione por ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, raporton GazetaBlic.

Lekaj thotë se sot Kuvnedi u evakuua por nesër mos të lejojmë që e gjithë Kosova të evakuohet nga shpresa.

Ai shton se qeveria e Kurtit po e kthen Kuvendin në shesh paniku.

Postimi i plotë:

Alarmi për bombë në Kuvend!

Në vend se të sjellë siguri e stabilitet, kjo qeveri e Kurtit po e kthen Kuvendin në shesh paniku.

Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, për as bombë, e as për tensione. Ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, që respekton jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Kur pushteti ushqehet me krizë, kaos e frikë, kjo është pasoja.

Sot, Kuvendi u evakuua. Nesër, mos të lejojmë që e gjithë Kosova të evakuohet nga shpresa.

Boll ma me qeveri që prodhon krizë për të mbijetuar politikisht.

Boll ma me tensione e frikë.

Kosova meriton normalitet, siguri dhe drejtësi.