Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka qenë mbrëmë në darkën e fundvitit të kompanisë Orikum Group, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo kompani është biznes shumë i suksesshëm falë stafit, bashkëpunëtorëve dhe mbi të gjitha udhëheqjes nga miku i tij Krist Nika.
Postimi i tij i plotë:
Sonte, mes shumë miqve, në darkën e fundvitit të kompanisë Orikum Group, një biznes shumë i suksesshëm falë stafit, bashkëpunëtorëve dhe mbi të gjitha udhëheqjes nga miku im Krist Nika, i cili po tregon sukses të jashtëzakonshëm.
Faleminderit që ishim bashkë!