Kandidati për deputet nga AAK, Pal Lekaj, ka takuar banorët e Cermjanit, ku ka marrë përkrahje për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se mbështetja e tyre për Haradinajn e Lekajn nuk ka munguar asnjëherë.
“Unë do të jem me ju në çdo ditë dhe në çdo kohë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Cermjan faleminderit,
Mbështetja nga ju nuk ka munguar asnjëherë për liderin Haradinaj dhe për mua personalisht. Unë do të jem me ju në çdo ditë dhe në çdo kohë.
Na priftë e mbara më 9 shkurt!
137 7


