Lajme

Lekaj: Miratimi i ligjit për KPM-së, gabim i madh, me shumë gjasa do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese!

07/11/2024 19:45
nga:Y I

Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka folur pas votimit të Ligjit për KPM-në sot në Kuvend.

Lekaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se qeveria e ka humbur legjitimitetin pasi shkeljet e Kushtetutës dhe miratimi i ligjeve të dëmshme për qytetarët dhe Kosovën janë bërë praktikë dhe normalitet nga ky pushtet.

Deputeti i AAK-së, Lekaj, tha se “Qeveria e ka bërë Kosovën Monarki”.

“Qeveria Kurti ka humbur legjitimitetin e qeverisjes, ku shkeljet e kushtetutes dhe miratimi i ligjeve të dëmshme për qytetarët dhe Kosovën janë bërë praktikë dhe normalitet nga ky pushtet.Kjo Qeveri e ka bërë Kosovën Monarki, ku krijojnë vendime, miratojnë ligje, bëjnë marrëveshje me Serbinë, pa dakordim me spektrin politik, shoqërinë civile, ndërkombëtarët dhe ekspertët e vendit”

Lekaj tha se miratimi i ligjit për KPM-së është gabim i madh që do të sjellë shumë pasoja në të ardhmen lidhur me lirinë e mediave.

“Miratimi i ligjit të KPM-së është gabim i madh që do të sjellë shumë pasoja në të ardhmen lidhur me lirinë dhe demokracinë e mediave.Ky ligj u bë pa miratim dhe kundër kritikave të përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe ambasadorëve të BE-së”

Ai tha se ka shumë gjasa që si parti këtë Ligj ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne si AAK kemi diskutuar urgjentisht në Grup Parlamentar këtë miratim të gabuar të ligjit, dhe jemi në konsultim me partitë tjera,ku me shumë gjasë besojmë që do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, dhe që natyrisht do të triumfojë e drejta, dhe ky ligj do të rrëzohet dhe hudhet poshtë” deklaroi Lekaj në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Pas miratimit të këtij Ligji kanë ardhur reagime nga Asociacioni Gazetarëve të Kosovës, AGK, zyra e BE-së në Kosovës, OSBE etj.

AGK-ja në reagimin e tyre theksoi se votimi i këtij ligji ‘është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë’

“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre” thuhet në reagimin e AGK-së raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kuvendi voton pro Projektiligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave

Kalimi i ligjit për KPM-në, AGK: Goditja më e madhe që Qeveria Kurti dhe VV kanë bërë kundër lirisë së medias