Kandidati për deputet nga AAK, Pal Lekaj, ka marrë mbështetje në fshatin Damjan, raporton Gazeta Blic.
“Ne nuk jemi për ndarje dhe përçarje. Faleminderit, Damjan, që keni vendosur të jeni pjesë e Kosovës Fituese me numrin 137”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Damjan
Sonte ishim në fshatin Damjan për të prezantuar ofertën tonë për 4 vitet e ardhshme, e cila është për zhvillim dhe bashkim. Ne nuk jemi për ndarje dhe përçarje.
Faleminderit, Damjan, që keni vendosur të jeni pjesë e Kosovës Fituese me numrin 137.
137 7