Lajme

Lekaj: Me ish-qeveritarët shteti dhe proceset kanë ecur për mrekulli, Kurti po bën zhvatjen e Kosovës

08/06/2024 21:29
nga:G C

Fjalimi i mbrëmshëm nga kryeministri Kurti në takim me mërgatën, ku fajësoi ish-qeveritarët për keqqeverisje po shihet si fushatë elektorale e VV’së.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur katër deklaratave të kryeministrit Kurti.

Më poshtë gjeni kundërpërgjigjen e tij të dhënë për GazetaBlic.

1. Kryeministri Kurti përveç që nuk punoi e ndryshoi asgjë për 4 vite, ai tani është futur në fushatë zgjedhore, prandaj jep deklarata e thënia të kota politike e popullore që nuk duhet ti merren seriozisht.
Dimrat e kësaj qeverie ishin pa rrymë, me rrugë të bllokuara nga bora, pa projekte kapitale e pa zhvillim të vendit.
Krejt e kundërta ishte në qeveritë e tjera.

2. Korrupsionin kjo Qeveri e foli që do ta luftojë, por qytetarët e vendit po e shohin se ky pushtet ka shtrirë rrjetin e dallavereve dhe keqpërodimeve në secilin instirucion pubik. Organet e drejtësisë dhe prokurorisë do të kenë shumë punë kur ky pushtet të largohet dhe të bëhen publike të gjjtha kontratat dhe tenderët publik. Do të dëshmohet që ka korrupsion si në asnjë qeveri tjetër.

3. Ministrat e Qeverisë Kurti tani përmes rrjetizimit politik, partiak e familjar, kanë keqpërdorur e vjedhur qysh nga mielli, vaji, energjia, uji, tenderët një burimor e shumë mënyra të tjera. Koha do të dëshmojë për zhvatjen që Qeveria e shpresës ja ka bërë këtij vendi për katër vite.

4. Në qeveritë tjera, ka pasur rend dhe rregull në ekonomi e zhvillim, ku përkundër devijimeve të vogla, shteti dhe proceset kanë ecur për mrekulli.
Taksat dhe procedurat e vendosura nga kjo Qeveri, kanë bllokuar kompanitë, bizneset dhe gjithë hallkat e sistemit ekonomik.
Buxheti dhe thesari i shtetit nga kjo qeveri ka kaluar në “sistemin e vitrave” për qytetarët e vendit.

Bajrami: Me Albin Kurtin kryeministër, paratë e qytetarëve u transferuan në buxhet të shtetit, pastaj tek familjarët e dostat e tij

Daniel Serwer: Autoriteti për urën e Ibrit i takon Prishtinës

Humolli: Është koha që VV’ja ta kuptojë se ata të cilë kanë bërë gabime dje, sot janë në opozitë

Gaxherri ‘shpërthen’ ndaj Kurtit: Ka gjuhë shpifëse, mashtruese e denigruese