Dje dështoi të mbahet në Bruksel takimi i paraparë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq.
Kj0 pasi kryeministri i Kosovës shpalosi tre kushte të reja.
Kështu tha në një konferencë për media Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel.
Në lidhje me kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës kanë folur për “Gazeta Blic” nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, tha se qeveria nuk ka qenë në gjendje të mbrojë interesat e vendit.
Ndërsa, kushtet e vendosura, Lekaj, tha se i cilësojnë si një mënyrë për të fituar kohë dhe për të shmangur përballjet e vështira në dialog
“Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut me Serbinë reflekton një shqetësim për ne si Grup parlamentar dhe për qytetarët.Kritika jonë kryesore është se negociatat nuk kanë arritur të sigurojnë përparime të prekshme dhe të qëndrueshme për Kosovën.Qeveria nuk ka qenë në gjendje të mbrojë interesat e vendit”
“Paraqitjen e tre kushteve nga Kurti e shohim si një veprim simbolik dhe jo si një plan konkret për të zgjidhur çështjet thelbësore. Këto kushte i cilësojm si një mënyrë për të fituar kohë dhe për të shmangur përballjet e vështira ne dialog Kosovë- Serbi”
Deputeti i AAK-së tha se tashmë është koha e fundit për unitet politik brenda Kosovës kur është fjala për dialogun me Serbinë
“Ky qendrim i Qeveris së Kosovës po humbë mbështetjen e shteteve mike dhe të fuqive ndërkombëtare për shkak të qëndrimit të saj të fortë dhe të pa kompromis në disa çështje. Kjo mund të ndikojë negativisht në aftësinë e Kosovës për të avancuar interesat e saj në arenën ndërkombetare.Është koha e fundit për unitet politik brenda Kosovës kur është fjala për dialogun me Serbinë. Bashkëpunimi dhe koordinimi më i mirë brenda spektrit politik të Kosovës mund të ndihmojë në përfaqësimin më të fuqishëm dhe më të bashkuar në negociata”
“Është e rëndësishme që kjo qeveri të shqyrtojë dhe të reflektojë mbi strategjitë e saj për të siguruar që të arrihet një marrëveshje e drejtë dhe e qëndrueshme që mbështet interesat e popullit të saj. Dialogu dhe transparenca me qytetarët janë thelbësore për të siguruar mbështetje dhe për të ndërtuar një konsensus të gjerë për zgjidhjen e qeshtëjeve ne favor te njohjes se Kosoves si shtet nga ana e Serbis” deklaroi Lekaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
Kushtet e paraqitura nga Kurti janë, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023 dhe e kushti i tretë dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.
/Gazeta Blic/
Borrell: Kosova s’ishte e gatshme për takim trepalësh, Kurti paraqiti tri kushte


