Lajme

Lekaj i reagon Muratit: Mos i përdor mjetet e SuperPunës për fushatë, transferoji ato te bizneset

12/02/2024 17:42
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati, derisa ka thënë se ai po i përdor edhe mjetet e programit SuperPuna për fushatë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kanë kaluar tre muaj që bizneset nuk kanë marrë mjetet nga ky program, gjë që po dëmton veçanërisht bizneset e vogla familjare, të cilat kanë marrë rrezikun e punësimit të stafit të ri.

Ai ka thënë se ka gjasa që këto mjete të transferohen gjatë fushatës, nga frika e humbjes së besimit.

Lekaj i ka bërë thirrje Muratit që t’i transferojë mjetet te bizneset në kohë dhe të mos i përdor për vota.

Postimi i tij i plotë:

Hekuran Murati duket se ka vendosur të përdorë edhe mjetet e programit SupërPuna për fushatë.

Kanë kaluar mbi tre muaj që bizneset nuk kanë marrë mjetet nga ky program, gjë që po dëmton veçanërisht bizneset e vogla familjare, të cilat kanë marrë rrezikun e punësimit të stafit të ri. Ka shumë gjasa që këto mjete janë planifikuar të transferohen gjatë fushatës zgjedhore, sepse frika nga humbja e besimit po i shtyn ata të përdorin çdo mjet të mundshëm.

I bëj thirrje publike zotit Murati që t’i transferojë mjetet e SupërPunës tek bizneset në kohë, duke respektuar afatet e përcaktuara, dhe të mos i përdorë ato për qëllime votash.