Lajme

Lekaj: I nderuar të merrja pjesë në Ditën e Veteranit, UÇK është nderi dhe krenaria e shqiptarisë

12/29/2024 22:59
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ka qenë për të nder sot të merrte pjesë në festimin e Dtës së Veteranit, një ditë krenarie dhe force për historinë dhe të ardhmen e vendit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se UÇK është nderi dhe krenaria e shqiptarisë dhe se veteranët janë djemtë dhe vajzat më të zotë të këtij vendi.

Postimi i tij i plotë:

UÇK është nderi dhe krenaria e shqiptarisë 🇦🇱.

Sot isha i nderuar të merrja pjesë në festimin e Ditës së Veteranit, një ditë krenarie dhe force për historinë dhe të ardhmen e vendit. Ishte dhe mbetet nder të qëndroj në rresht me kryetarin Haradinaj dhe të gjithë këta luftëtarë të lirisë.

Veteranët janë djemtë dhe vajzat më të zotë të këtij vendi.