Lajme

Lekaj i drejtohet VV-së: Kur doni me u mbushë mend

07/21/2022 20:43
nga:Astrit Gashi

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar sot ndaj VV-së e cila i ka propozuar rezolutë qeverisë së saj, për të ndërmarrë veprime ndaj inflacionit në rritje.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka pyetur se pse është e nevojshme një rezolutë e tillë kur kjo parti udhëheq me vendin.

“Edhe kjo ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra mazhoranca i propozon Qeverisë rezolutë për të ndërmarrë veprime karshi rritjes së inflacionit. Pse është e nevojshme rezoluta e VV-së, kur i ka nën menagjim të gjithë mekanimzmat institucional. Në orvajtje për të shpëtuar lëkurën e saj, Qeveria përdorë deputetët për të ndërtuar një ombrellë populliste. Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend?”, ka shkruar Lekaj.