Kandidati për deputet nga AAK, Pal Lekaj, ka thënë se e ka vizituar shpesh Ferizajn, gjatë kohës kur ka qenë ministër, raporton Gazeta Blic.
“Ju falënderoj nga zemra që nuk i keni harruar dhe po i çoni përpara projektet që kemi nisur së bashku me kryeministrin Haradinaj”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Ferizaj, sa të mirë jeni!
Gjatë kohës sa isha ministër, e kam vizituar shpesh qytetin tuaj të bukur për projekte të rëndësishme. Ju falënderoj nga zemra që nuk i keni harruar dhe po i çoni përpara projektet që kemi nisur së bashku me kryeministrin Haradinaj.
Ferizaj i bashkohet fuqishëm fitores së madhe për Kosovën Fituese me numrin 137


