Lajme

Lekaj: Çmimet e derivateve në Kroaci më lirë se në Kosovë

07/05/2022 12:22
nga:Q R

Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, ka thënë se çmimet e derivateve në Kroaci më lirë se në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se  përkundër standartit të mirë të jetës në Kroaci, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën. Derisa kritikon kryeministrin Kurti që nuk po e bënë të njëjtën gjë.

Shkrimi i plotë:

Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pomp derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro.
Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standartit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim.