Lajme

Lekaj thotë se AAK-ja është e hapur edhe për deputetët e pushtetit të cilët e shohin të nevojshëm rrëzmin e Qeverisë

03/10/2024 13:29
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se janë të hapur për të gjithë deputetët për të nxjerrë gabimet e qeverisë dhe bashkë ta rrëzojnë.

Lekaj në një prononcim për GazetaBlic tha se AAK-ja është e hapur edhe për deputetët e pushtetit aktual, edhe pse sipas tij, nuk ka pasë deri tani ndonjë mirëkuptim rreth kësaj çështjeje.

“Ne si AAK qysh para shumë kohësh i kemi hapur rrugët e bashkëpunimit dhe krijimit të një fronti opozitar për të nxjerrë gabimet e Qeverisë dhe që si epilog do të kishim rrëzimin e Pushtetit. Madje kemi qenë të hapur edhe për të gjithë deputetët e pushtetit që do ta vlerësonin që të bashkoheshin”, tha Pal Lekaj.

“Por deri tani nuk kemi pasur mirëkuptim dhe bashkim ndaj idesë për rrëzimin e pushtetit”, shtoi tutje.

Sipas Lekajt, Kosova ka nevojë për reforim institucional e politikë të qeverisjes

“Kjo Qeveri ndonëse po bën katër vite qeverisje, nuk ka arritur të përmbush nevojat dhe kërkesat institucionale të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Kosova ka nevojë për reforim institucional e politikë të qeverisjes. Në vazhdojmë të jemi të hapur, për këdo që e vlerëson të drejtë dhe të nevojshëm rrëzimin e Qeverisë”, tha Lekaj për GazetaBlic.

Humolli: Opozita s’i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë, Albin Kurtin po e godasin aty ku ka sukses

“Rrëzimi i Qeverisë anti-shtet” – Deputeti i VV’së ironizon me koalicionin AAK-NISMA: Afër pragut jeni!