Lajme

Lekaj: AAK e pranoi planin evropian, por Kurti pranoi Asociacion me kompetenca ekzekutive – kjo e bën shtetin jofunksional

03/22/2023 16:08
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se marrëveshja e Ohrit pa vënë nënshkrimin, edhe pse të dy palët kanë marrë obligimin për t’i zbatuar të gjitha nenet, por që ëshë problem zbatimi derisa nuk është nënshkruar marrëveshja.

“Por, derisa nuk firmoset, atëherë mbetet pezull edhe implementimi, pasi një marrëveshje mes dy vendeve duhet të miratohet në Kuvendet e të dyja vendeve dhe nëse kjo nuk bëhet atëherë mbetet pa u ratifikuar, mendoj se është një letër politike dhe asgjë më shumë, që do të vazhdohet dialogu”, thotë ai.

Ai shprehet pessimist në zbatimin e kësaj marrëveshje, pasi edhe më herët ka pasur marrëvveshje të nënshkruara dhe që nuk janë zbatuar nga Serbia dhe kjo nuk është e nënshkruar e as ratifikuar në Kuvend.

Lekaj thotë se AAK e ka përkrahur planin evropian, por që Kurti ka pranuar asociacion me kompetenca ekzekutive.

AAK e ka përkrahur marrëveshjen por ajo që kemi thënë ne është që të jemi të kujdesshëm me Asociacionin apo nenin 7 të kësaj marrëveshje. Vetëmenaxhimi apo ngritja e një niveli të ndërmjetëm këtu do të thotë se do të kemi problem dhe e bën jofunksional shtetin. Vetëmenaxhimi është Asociacion dhe kjo tregon se Kurti ka pranuar Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive dhe jo një OJQ dhe nesë e shohim planin e Ahtisarit, ai u ka dhënë mjaft të drejta serbëve në Kosovë”, thotë Deputeti për Gazeta Blic.

Sa i përket nryshimit të Kurti në opozitë dhe tani si kryeministër sa i përket Asociacionit, Deputeti përmend se për këtë kauzë ka pasur edhe viktima, por që Kurti tani është një tjetër njeri.

“Ajo që ka qenë zoti Kurti në opozitë është krejtësisht tjetër nga ajo që është sot. Ka pasur viktimë për atë kauzë që kanë qenë “Jo Zajednicës”, “Jo demarkacionit’, shumë gjëra, kundër UNMIK-ut dhe në këtë drejtim po shihet që zoti Kurti i ka bërë këto vetëm për të ardhur në pushtet dhe asgjë më shumë dhe asgjë më pak dhe kjo lë për të kuptuar se kemi një nryshim rrënjësor të një politikani që quhet Kurti”, theksoi Pal Lekaj.

Deputeti i AAK-së ka folur edhe për ikjen e qytetarëve që thotë se njerëzit janë pa shpresë dhe po ikin për të gjetur shpresë në shtete të tjera dhe kjo është e dhimbshme për këdo që ka përgjegjësi qeverisëse./Gazeta Blic/