Leite Kaka është njëri nga futbollistët më të mëdhenj që ka zbritur në fushën e blertë.
Ka fituar gjithçka në aspektin invidual dhe atë ekipor, duke mbetur në kujtimet e arta në mesin e futbollistëve më të vlerësuar në këtë sport.
Kur përmendet Milani, të gjithë tifozët e futbollit përveç se kujtojnë triumfet e lavdishme që kjo skuadër kishte në historinë e tyre, poashtu kujtojnë edhe derbin e qytetit ndaj Interit, që është një ndër më të mirët në futbollin evropian, aty ku Leite Kaka ka gjurmë të pashlyeshme.
Ky derbi i madh i qytetit të Milanit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.
Në një prononcim ekskluziv për ‘GazetaBlic Sport’, braziliani, tashmë i pensionuar nga futbolli thotë se do ta shikojë këtë ballafaqim, teksa shpreson shumë se “Rossonerët” do jenë triumfues ndaj “Nerrazzurëve”.
“Çdo parashikim i derbit është i pamundur. Çdo gjë mund të ndodhë. Unë do të shikoj dhe do ta mbështesë Milanin dhe shpresoj shumë se do ta fitojmë këtë takim”, tha Kaka.
/GazetaBlic Sport/


