Sporti

Leicester barazon me Tottenhamin në rikthimin e tyre në Premier League

08/19/2024 23:00
nga:Lorik J

Leicester dhe Tottenham barazuan 1-1 në stadiumin King Power në ndeshjen e fundit të raundit të parë të Premier League, e para për ‘dhelprat’ në ligën e parë pas një sezoni në Championship.

Gjysmë ore pas ndeshjes, mysafirët nga Londra kaluan në avantazh pasi James Maddison siguroi një krosim shumë të bukur për Pedro Porro.

Në minutën e 56-të, Tottenham humbi një mundësi të artë për të shënuar golin e dytë për të vendosur gjithçka – Dominic Solanke gaboi nga afërsia.

Vetëm dy minuta më vonë, Leicester ndëshkoi gabimin e Solankes dhe barazoi. Jamie Vardy realizoi për vendasit.

/GazetaBlic Sport