Drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, në një intervistë për GazetaBlic, ka folur rreth mundësisë falas për bërjen e analizave tashmë edhe në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Bregun e Diellit. Ai tha se kjo është një mundësi për qytetarët që të kenë së më afër shërbimin mjekësor, si dhe një lehtësim për xhepin e qytetarëve.
“Që nga ky muaj ne kemi filluar disa shërbime të reja të analizave laboratorike edhe në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Breg të Diellit, tash kanë filluar të bëhen edhe hormonet e gjëndrës tiroide d3, d4, edhe ds dhe hebanicea që është analizë që bëhet për matje periodike të personave me sëmundje të sheqerit. Këto analiza edhe në qendrën kryesore të mjeksisë familjare deri vitin e kaluar i kemi bërë një herë në javë, prej vitit të kaluar duke pas parasysh sëmundjet kronike jo infektive si sëmundja e gjëndrës tiroide dhe diabetit janë më të mëdha, e kemi parë që nevojat e qytetarëve për këto analiza po rritet dhe për këtë arsye ne nga viti i kaluar kemi filluar që në qendrën kryesore të mjeksisë familjare çdo ditë të bëhen këto analiza dhe prej dje këto analiza kemi filluar t’i bëjmë edhe në qendrën në Breg të Diellit dhe qëllimi i bërjes së këtyre analizave në Breg të Diellit ka qenë që me ju kriju një mundësi më afër qytetarëve dhe njëkohësisht përmes këtyre analizave iu mundësohet qytetarëve edhe me përcjell sëmundjen, po njëkohësisht edhe me liru xhepin e tyre, për shkak se vetëm këto analiza qytetarëve nëse shkojnë në sektorin privat iu kushtojnë mbi 50 euro”, deklaroi ai.
Tutje, Sadiku tha se është rritur kërkesa për bërjen e këtyre analiza nga qytetarët dhe se gradualisht në bazë të këtyre kërkesave ky shërbim do të bëhet edhe në qendrat e mjeksisë të tjera.
“Ne prej që kemi filluar për t’i bërë këto analiza është rritur numri i analizave mbi 100% i pacientëve që i bëjnë këto analiza çdo ditë edhe për hormonet e tiroides edhe për herbanicë që është një analizë për sëmundjen e diabetit, për këtë arsye që të mos ketë ngarkesë vetëm në një qendër i kemi tash tri qendra, i kemi në Dardani dhe dje kemi filluar edhe në Breg të Diellit dhe po mendojmë që gradualisht këtë shërbim laboratorik me ba edhe në qendrat e tjera të mjeksisë familjare me qëllim që me ju ofru qytetarëve shërbime sa më afër tyre”, tha ai.
Po ashtu, Sadiku tha se këto analiza vazhdimisht bëhen në qendrat e mjeksisë familjare në kryeqytet.
“Është një udhëzim administrativ që e ka bërë Ministria e Shëndetësisë i cili përcakton se cilat analiza mund të bëhen në kujdesin parësor shëndetësor, ne i bëjmë të gjitha ato analiza dhe numri i parametrave laboratorik në kujdesin parësor shkon dikun deri në 30 parametra dhe të gjitha këto analiza zakonisht bëhen vazhdimisht në qendrat e mjeksisë familjare në kryeqyetet”, u shpreh ai.
Për fund, drejtori i shëndetsisë përmendi se për shkak të vizitave të pakta nëpër fshatra në qendrat e tyre dhe mungesës së stafit nuk ka shumë mjekë në qendrat e mjeksisë familjare në zona rurale, por vetëm herë pas here.
“Ne kemi pasur disa fshatra që frekuentimi i pacientëve është shumë i vogël dhe për shkak të mungesës së stafit duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë në 2011 dhe në atë regjistrim Prishtina i ka pasur vetëm 200 mijë banorë dhe në bazë të tyre caktohet numri i infermierëve dhe mjekëve, por kjo ka ndikuar që ne të kemi shumë më shumë kërkesa të qytetarëve sesa që kemi staf mjekësor dhe ne vetëm në vitin e kaluar kemi 3 milionë e 500 mijë shërbime, të cilat 1 milion e 100 mijë kanë qenë vetëm vizita mjekësore dhe kjo ka ndikuar që ne me pas ngarkesë të mjekëve në qytet dhe shumë pak kërkesa nëpër vende rurale”, theksoi Sadiku.
“Ne po shpresojmë që me regjistrimin e popullsisë tash që është bërë, do të dalë numër i ri i banorëve dhe kjo do të krijojë mundësi që të kemi staf dhe ne në momentin që kemi staf do të krijojmë mundësi që përmes sistemit të digjitalizimit me pas shërbime edhe në këto zona edhe pse ne vetëm kemi bërë në mënyrë periodike shkon mjeku atje, ndërsa prania e infermierëve atje vazhdimisht është atje, por mundësia që me qenë mjeku në çdo fshat për shkak të numrit të vogël të vizitave është e pamundur”, përundoi drejtori i shëndetësisë Izet Sadiku./GazetaBlic/