Ish-portieri i Gjermanisë dhe Arsenalit, Jens Lehmann, beson se Spanja është ‘shumë e vogël dhe pa përvojë’ për të fituar Euro 2024.
Spanja është skuadra e vetme që ka fituar të gjitha ndeshjet e saj në Euro 2024 dhe ka arritur në tetë të fundit të kompeticionit pas një fitoreje 4-1 ndaj Gjeorgjisë të dielën në mbrëmje, përcjell GazetaBlic Sport.
Spanja do të luajë kundër Gjermanisë në ndeshjen e saj çerekfinale të Euro 2024 këtë të premte.
Por Lehmann, i cili bëri 61 paraqitje për Gjermaninë, ka rezerva të mëdha për kombëtaren e Spanjës.
“Ata janë shumë të shkurtë dhe janë shumë të papërvojë, në thelb janë një ekip i të rinjëve”, tha ndër të tjerash Lehmann për Welt.
/GazetaBlic Sport
Jens Lehmann on the Spain national team: 🇪🇸
“It’s a small and inexperienced team, they’re all very small in height and have very little experience,” he told @welt. pic.twitter.com/jqyIPy1Enx
— Chris Wheatley (@ChrisWheatley) July 2, 2024