Sporti

“Legjendat” me mobilizim masiv për finalen e Kupës: Ka presion ndaj skuadrës, na duhet mbështetje e madhe

05/03/2021 23:25
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit do të takohet me Dukagjinin në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi dhe Dukagjini do të takohen me 12 maj me fillim nga ora 20:45, në kuadër të finales së madhe të Kupës së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifo-grupi i Llapit, “Legjendat” kanë theksuar se ata do të shikojnë ndeshjen në mënyrë të organizuar në “Sheshin 4 dëshmorët”.

Më poshtë keni njoftimin e tyre:

KOMUNIKATË PËR MEDIA RRETH ORGANIZIMIT TË FINALES LLAPI – DUKAGJINI ⤵️

Përshëndetje qytetarë llapjanë, anëtarë të tifogrupit “Legjenda” dhe nëngrupit 1932
Siq edhe jeni njoftuar, skuadra e Llapit më 12 maj do të zhvilloj ndeshjen vendimtare të këtij edicioni, finalen e Kupës ndaj Dukagjinit. Kjo ndeshje zhvillohet në ora 20:45 në “Fadil Vokrri” dhe me gjasë pa praninë e shikuesve.
Kryesia e Legjendave në koordinim me klubin dhe Komunën e Podujevës ka mbajtur takime për organizimin e mirëfilltë të kësaj ndeshjeje në qytetin e Legjendave.
Në takimet e mbajtura me Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u koordinuam që të organizojmë ndjekjen e ndeshjes nga Sheshi 4 Dëshmorët me anë të projektorit, gjithnjë në respektim të masave anti-covid: distancën 2m, mbajtjen e maskave dhe pajisjeve mbrojtëse të cilat janë OBLIGATIVE për të marrë pjesë në organizim.
JU LUTEMI të keni parasysh se jemi në vëzhgim të organeve kompetente të sigurisë(Policisë dhe Inspektoriatit) andaj mos krijoni tollovi përshkak se mund të na shkoj huq organizimi.
Ju lutemi të keni parasysh të keni pajsijet me simbolet e Legjendave dhe Llapit (maica, shalla, duksa).
Poashtu qyteti i Podujevës, përkatësisht Sheshi 4 Heronjtë do stoliset bardh e kaltër të cilët do jenë në Shesh për të simbolizuar përkrahjen për skuadrën e qytetit.
Të dashur llapjanë, jemi të vetëdijshëm se po krijohen presione të caktuara nga individë të ndryshëm mbi skuadrën e Llapit, por kjo nuk na pengon në mobilizimin tonë për ta arritur synimin, sjelljen e trofeut në Llap.
Është moment vendimtar për ta mbështetur fuqishëm skuadrën edhe pse jo nga tribunat aty ku e kemi vendin, por ne llapjanët jemi të mobilizuar për ta përkrahur skuadrën edhe nga sheshi i qytetit.
Llapjanë të nderuar, ta mbështesim skuadrën tonë të zemrës. Ta mbështesim rrugën e djelmoshave pas shumë sfidave drejt sjelljes së trofeut. Ta përkrahim KF LLAPIN – Krenarinë e qytetit ⚪️🔵
Me respekt
KRYESIA E LEGJENDAVE