Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kalimin tutje në çerekfinale të Euro2020.
Anglia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj kombëtares së Gjermanisë për të siguruar një vend në çerekfinale të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.
Në videon e bërë virale, shihen që tre legjendat angleze, Rio Ferndinand, Geri Lineker dhe Alan Shirer festojnë në studion e inkuadruar në stadium gjatë lidhjes direkte nga ku kërcejnë dhe bërtasin nga lumturia.
Ishte diçka heroike për britanikët saqë të tre legjendat e kanë përjetuar kështu këtë moment. Anglia në fazën çerekfinale do të gjejë kombëtaren e Ukrainës, nga ku do të përballen mbrëmjen e së shtunës.
Wish they’d just get off the fence ??????? #ENGGER@GaryLineker #EURO2020 #bbceuro2020 pic.twitter.com/peprS4lk9Q
— Nick Beake (@Beaking_News) June 29, 2021


