Sporti

Legjendari Joaquin rikthehet te Betis

11/12/2025 13:32
nga:Mergim Rreci

Futbollisti legjendar spanjoll Joaquin Sanchez është rikthyer te Betis pas dy vitesh.

Spanjolli 44-vjeçar nuk po kthehet si lojtar, por do të jetë këshilltar dhe pjesë e menaxhmentit të klubit, transmeton GazetaBlic Sport.

Joaquin luajti për Betisin nga viti 2000 deri në vitin 2006, dhe më pas nga viti 2015 deri në vitin 2023, kur vendosi të pensionohej. Ai fitoi dy trofe të Kupës së Mbretit me ekipin.

Ish-kapiteni dhe aksionari aktual do të jetë gjithashtu në bordin drejtues të klubit. Vendimi duhet të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të klubit.

/GazetaBlic Sport/