Sporti

Legjenda kroate, Olic: Më vjen mirë që brezi im nuk kishte rrjete sociale

11/14/2023 22:11
nga:L J

Ish futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Ivica Olic është sot ndihmës trajneri i trajnerit Zlatko Dalic.

Derisa lojtarët po përgatiten për paraqitjet në kualifikueset për Kampionatin Evropian, Olic ka përshkruar se si sot e kalojnë kohën deri në ndeshje dhe ka krahasuar se si dukej në kohën e tij.

“Ne që jemi pak më të rritur e kemi pranuar mënyrën se si të rinjtë e kalojnë kohën e tyre. Kjo është kryesisht me PlayStation dhe rrjetet sociale. Ne e respektojmë këtë, por unë jam nga brezi që kaloi më shumë kohë duke luajtur letra. Është fat që nuk kishterrjete sociale kur kemi uajtur”, tha Olic në një intervistë për MaxSport.

“Gjithashtu, situata është ndryshe sot sepse ne kemi një analizë video ku mund të shihni çdo detaj. Më parë, do të shikonit diçka pak dhe do të vazhdonit. Sot mund të bëni histori të mëdha dhe analiza nga detajet,” shpjegoi Olic.

/GazetaBlic Sport