Sporti

Legjenda kroate i reagon Gattusos: Ishte me fat që nuk isha atje, s’i ka hije të bëjë gjeste të tilla

12 orë më parë
nga:Lorik J

Konflikti mes trajnerit të Hajdukut, Gennaro Gattuso dhe analistit, Joshko Jelicic është një nga temat kryesore pas derbit të Adriatikut, në të cilin Rijeka mposhti 3:0 Hajdukun në xhiron e 26-të.

Gattuso nuk ka dashur t’i japë dorën Jeliçicit para se të jepte një deklaratë për kanalin MAXSport. Pasoi një debat i drejtpërdrejtë, me Gattuso që ngriti gishtin drejt Jelicicit.

“Unë nuk do të të shtrëngoj dorën. Ti flet shumë. Ti ke luajtur futboll dhe i di mirë gjithçka. Gjithmonë flet shumë keq. Duhet të tregosh respekt për njerëzit”, i ka bërtitur Gattuso-Jelicicit në studio, për të cilin ky i fundit i është përgjigjur se duhet të tregojë respekt edhe për të.

Ish-reprezentuesi kroat dhe ish-lojtari i Hajdukut, Igor Stimac ka komentuar konfliktin e Gattusos me Jeliçicin.

“Kjo që bëri Gattuso dje nuk i ka hije as si kampion bote dhe si trajner i Hajdukut dhe as si i huaj në këtë vend. Ai nuk i respekton ata që komentojnë ndeshjet”

Štimac beson se Gattuso nuk duhet të turpërojë reputacionin e klubit.

“Në një ndeshje vendimtare, kundër një konkurrenti të drejtpërdrejtë, nuk jep asgjë. Ai gjuajti një herë në portë, skuadra nuk ka standard, nuk ke asgjë. Lojtarët vazhdimisht luajnë në pozicione të gabuara. Dhe ju guxoni, pas një disfate të tillë, të kërcënoni në studio. Ai ishte shumë me fat nëse që nuk isha unë aty. Ai nuk do të ndahej  mirë”, përfundoi Stimac.

/GazetaBlic Sport