Sporti

Legjenda holandeze, Wesley Sneijder: Shqipëria do të jetë befasia e Euro 2024

12/02/2023 16:05
nga:E K

Sot do të hidhet shorti i fazës së grupeve për kampanjën e Evropianit “EURO 2024” në Berlin.

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar video ku ka pyetur sulmuesin legjendar të Holandës, Wesley Sneijder për Euro 2024.

Tek pyetja se kush do të jetë surpriza më e madhe ai u përgjigj Shqipëria.

Prandaj UEFA e ka titulluar “Keni kujdes ndaj Shqiprisë”.

Sipas sulmuesir lojtar më i mirë do të jetë Kylian Mbappe, top shënues sipas tij do të jetë Harry Kane, ndërsa finalja do të luhet mes Anglisë dhe Francës.

Përveç Gjermanisë nikoqire, 20 skuadra janë kualifikuar tani për turneun e verës së ardhshme, në mesin e të cila është edhe Shqipëria dhe tre vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it në mars.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e dytë, dhe do të shortohen me nga një skuadër në grup të secilës prej tre vazove të tjera.