Gëzimi i Messit, zhgënjimi i Ronaldos. Në Katar, në antipode. Portugezi, thjesht një iluzion, evidentuar edhe më shumë nga suksesi i antagonistit të tij më të madh në “Katar 2022”. Ndërkohë që më 18 dhjetor bota festoi Leo Messin, ishte e pamundur të mos mendohej edhe për Cristiano Ronaldon.
Në Katar, portugezi zhgënjeu, ndërsa argjentinasi e tërhoqi kombëtaren e tij drejt fitores. Për Lothar Matthäus, CR7 në mënyrë të pashmangshme njollosi legjendën e tij. “Dështimi më i madh i Kupës së Botës është ai, – pohoi për “Bild”. – Ishte pikërisht e kundërta e Messit”.
Matthäus shtjellon kritikat e tij: “Me egon e tij, Ronaldo ka dëmtuar ekipin dhe veten. Nuk ka dyshim se ai ishte një lojtar i madh dhe një finalizues i nivelit absolut, por tani e ka dëmtuar legjendën e tij. E kam të vështirë të mendoj se ai mund të gjejë hapësirë në një ekip. Deri diku, Ronaldo më bën të ndjej keqardhje për të”.
Për ish-lojtarin e Interit, edhe arbitrat dështuan: “Kishte shumë gabime gjatë turneut dhe VAR nuk ndihmoi në korrigjimin e tyre”. Fituesi i merituar ishte Leo Messi: “Ai e meritonte Botërorin, sepse ai më ka dhënë mua dhe të gjithë tifozëve të futbollit gëzim të madh, me cilësitë dhe mënyrën e tij të lojës. Dhe e ka bërë këtë për 17-18 vite. Për mua, Messi është lojtari i mijëvjeçarit”./noa.al