Sporti

Legjenda franceze: “Mbappe mund të transferohet në Newcastle”

11/25/2021 09:34
nga:E K

Ish mesfushori francez i Arsenalit dhe Chelseat, Emmanuel Petit ka deklaruar se Kylian Mbappe mund të nënshkruajë me Newcastle United.

Ylli francez ishte afër kalimit te Real Madrid verën e kaluar por PSG refuzoi të gjitha ofertat në drejtim të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Gjithçka mund të ndodhë,” tha fituesi i Kupës së Botës 1998 Petit për ‘Gambling.com’ kur u pyet mbi të ardhmen e Mbappe.

“Ne shohim se çfarë ka ndodhur me Newcastle United – ka pasur thashetheme dhe ju kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë në fund të ditës, gjërat mund të ndryshojnë shumë lehtë dhe shumë shpejt.

“Ka një lidhje të madhe me Real Madridin dhe e di që në mendjen e tij kur ishte fëmijë ëndërronte të luante për klube të tilla, për shkak të yjeve që ata kanë atje dhe historisë së klubit.

“Unë mendoj se ai është i frustruar dhe i lodhur nga situata në PSG gjatë vitit të kaluar. Ne kemi parë disa probleme në fushë midis lojtarëve si në Paris Saint-Germain ashtu edhe në ekipin kombëtar, gjë që reflektonte në lojën dhe disponimin e tij.

“Ndoshta ai është i interesuar për Real Madridin sepse është i lodhur nga ajo që po ndodh këtu në Francë. Unë mendoj se ai ka ndjesinë ndonjëherë se ai nuk merr të njëjtën njohje si lojtarë si [Lionel] Messi apo Neymar.

“Messi, para se të vinte këtu, ai ishte mbreti i Barcelonës. Por për mua, mbreti i Paris Saint-Germain është Mbappe, jo Messi apo Neymar. Me gjithë respektin që kam për Messin, Mbappe është ende numri një”, theksoi Petit.

/GazetaBlic Sport/