Sporti

Legjenda franceze: Futbolli po vdes, Superliga Europiane gjenocid i pastër

12/23/2023 16:02
nga:Mergim Rreci

Emmanuel Petit as që e imagjinon dot krijimin e Superligës Europiane. Ish-mesfushori francez, i cili fitoi Kupën e Botës dhe Europianin me “Gjelat”, është treguar i ashpër në lidhje me projektin e ri.

Që deri tani nga klubet e mëdha e mbështetin vetëm spanjollët e Realit të Madridit dhe Barcelonës.

“Ata kanë vrarë tashmë një pjesë të futbollit. Ata po shkatërrojnë futbollin, ky është një gjenocid futbollistik!

Po ua them troç: nëse krijohet Superliga me 64 klube, unë nuk do të kem më asnjë lidhje të drejtpërdrejtë apo të largët me futbollin”, shprehet Petit.

Gjatë karrierës si futbollist, 53-vjeçari u aktivizua me skuadra si Barcelona, Chelsea, Arsenal dhe Monaco.