Sporti

Legjenda e Realit: Ka një zëvendësues perfekt për Ancelottin dhe Perez e di mirë këtë

10/18/2023 16:17
nga:L J

Mediat spanjolle sjellin herë pas here temën e pasuesit të Carlo Ancelottit në pankinën e Real Madridit. Së fundmi në publik janë shfaqur katër emra: Xabi Alonso, Zinedine Zidane, Alvaro Arbeloa dhe Raul. Kjo është dukshëm katërshja në të cilën fshihet trajneri i ardhshëm i Realit.

Guti, mesfushori legjendar i Real Madridit ka qenë i ftuar në emisionin El Chiringuita. 46-vjeçari spanjoll është i bindur se Zinedine Zidane është zgjedhja e vetme e duhur për trajnerin e ri të Realit. Ai gjithashtu shpjegoi pse mendon se rikthimi i francezit do të ishte një zgjidhje për Klubin Mbretëror.

“Zidane është trajneri më i mirë i mundshëm për Real Madridin. Ai është i përsosur për këtë ekip dhe këtë mjedis, Florentino Perez e di shumë mirë këtë. Florentino sigurisht që po mendon për Alonson. Kurrë nuk duhet të përjashtoni asgjë kur bëhet fjalë për Realin”, ka thënë Guti.

/GazetaBlic Sportt