Sporti

Legjenda e Premier League: Lampard ‘masakroi’ lojtarët e tij, ajo që po bën është shumë e rrezikshme

03/22/2022 17:22
nga:L J

Ish lojtari i Anglisë, Chris Sutton tha se trajneri i Evertonit, Frank Lampard mund të pendohet për deklaratën që bëri pas humbjes 4-0 të ekipit të tij ndaj Crystal Palace në çerekfinalen e FA Cup.

“Ai duhet të marrë përgjegjësinë, ai është një trajner,” tha Sutton, duke shtuar:

“Ekipi është në kaos total, por ai përdori fjalë të ashpra kur vuri në dyshim guximin e lojtarëve. Ai tha se nuk ka shkop magjik që do të shkonte në kokat e njerëzve dhe do të ndryshonte strukturën mendore të të gjithë ekipit. Epo… A nuk është kjo puna e tij? Komentet e tilla mund të dëmtojnë atmosferën në dhomat e zhveshjes. Ai masakroi lojtarët e tij. Ajo që bëri është shumë e rrezikshme”.

Sutton tha se Lampard ka qenë në një pozicion të palakmueshëm që nga ardhja e tij, kur ai zëvendësoi Rafa Benitez. Everton ka vetëm katër fitore në 12 ndeshjet e fundit.

/GazetaBlic Sport