Sporti

Legjenda e Premierligës komplimenton portierin e Arsenal për super pritjet ndaj Leicesterit

10/30/2021 18:13
nga:E K

Arsenali regjistroi një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj skuadrës së Leicesterit me rezultat 2-0.

Golat për “Gunners” u realizuan nga mbrojtësi Gabriel Magalhaes (5′) dhe Smith Rowe (18′).

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim portieri Ramsdale i cili bëri plot tetë pritje në këtë ndeshje.

Sidoqoftë një pritje e çmendur e tij e bërë në fund të pjesës së parë, ka bërë që shumë personalitete të shquar të futbollit të flasin për atë pritje.

Njëri nga ta është legjenda e Manchester United, portieri Peter Schmeichel i cili e përshkroi pritjen e Ramsdales ‘si një nga pritjet më të mira që ka parë viteve të fundit’.