Sporti

Legjenda e Milanit: Inter favorit në derbin vendimtar

02/04/2022 10:16
nga:E K

Ish lojtari i Milanit, Ruud Gullit deklaroi se Inter është favorit për derbin italian të së shtunës.

Gullit beson që ndeshja mes dy rivalëve të Milanit do të jetë përcaktuese për fatin e fituesit të Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi është aktualisht lider i Serie A me 53 pikë, katër pikë më shumë se Milan që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Derbi i nesërm mund të jetë vendimtar për kampionatin, veçanërisht nëse fiton Interi. Zikaltrit janë paksa favoritë. Milani po bën një punë të jashtëzakonshme dhe do të kishte merituar disa pikë më shumë në renditje”, tha Gullit.

“Inter-Milan është një derbi që vlen më shumë se titull”, përfundoi Gullit.

/GazetaBlic Sport/