Sporti

Legjenda e Manchester United me kritika të rënda ndaj Bruno Fernandesit

05/14/2021 11:39
nga:E K

Manchester United u mposht në shtëpi nga rivali më i madh i tyre Liverpool me rezultat 2-4.

Legjenda e Manchester United, Roy Keane nuk ishte i kënaqur me portugezin pas humbjes së United në Old Trafford, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai për një intervistë në Sky Sport tha se Bruno kaloi shumicën e kohës duke qarë në fushë.

“Unë nuk dua të jem kritik ndaj Fernandes por ai kaloi gjysmën e natës duke qarë në fushë“, tha Keane.

Bruno Fernandes shënoi golin e parë në takim, ndërsa këtë edicion për United ka shënuar 18 gola në Premierligë.

/GazetaBlic Sport/