Sporti

Legjenda e Manchester United ‘thumbon’ Mourinhon: Deklarata e tij më e mirë se vetë loja

10/25/2024 17:24
nga:Mergim Rreci

Intervista “blic” e José Mourinhos pas ndeshjes mes Fenerbahçes dhe Manchester United (1-1) bëri xhiron e botës.

Trajneri portugez, i cili u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë, ka komentuar paraqitjen e gjyqtarit Clément Turpin dhe madje ka zbuluar disa fjalë që arbitri i ndeshjes i ka thënë.

“Më the diçka të pabesueshme.

Ai tha se në të njëjtën kohë mund të shihte se çfarë po ndodhte në zonë dhe qëndrimin tim në stol.

Gjatë lojës, me 160 kilometra në orë, tha se njërin sy e kishte te penalltia e mundshme dhe tjetrin te sjellja ime.

Ky është shpjegimi që më dha. Prandaj është një nga arbitrat më të mirë në botë”, tha Murinjo, pas barazimit 1-1 mes skuadrës turke dhe angleze.

Paul Scholes, ish-lojtar i “Djajve të Kuq” dhe komentator në TNT Sports, reagoi ndaj deklaratave të trajnerit portugez dhe i konsideroi ato “më të mira se vetë loja”, duke kujtuar gjithashtu kohën e Mourinhos në krye të skuadrës angleze:

“Kjo ishte më mirë se vetë loja. Ishte më mirë të shihje këtë version të Mourinhos sesa atë që pamë te Manchester United disa vite më parë, gjë që nuk ishte ndonjë gjë e madhe.”