Sporti

Legjenda e Liverpoolit me një reagim tejet të ashpër kundër ish ekipit: Rrëzojeni statujën e Bill Shankly

04/19/2021 18:59
nga:Lorik J

Ish mesfushori i Liverpoolit, Dietmar Hamann, i ka reaguar tejet ashpër ish klubit të tij në lidhje me Superligën Evropiane.

Krijimi i Supërligës Evropiane u konfirmua dje dhe shumë ish futbollistë të njohur kanë reaguar kundër një gare të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.

Dietmar Hamann ka thënë se pas konfirmimit të tillë nga ana e Liverpoolit, ata duhet ta rrëzojnë edhe statujën e Bill Shankly.

“Ju mund ta rrëzoni edhe statujën e Bill Shankly, pasiqë një garë e tillë është kundër gjithë asaj çfarë Liverpool FC përfaqëson”, ka thënë Hamann.

/GazetaBlic Sport.