Sporti

Legjenda e Liverpoolit: Jo gjithmonë ajo që e fiton Ligën e Kampionëve është më e mira në Europë!

04/18/2024 12:47
nga:E K

Tashmë janë siguruar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi skuadra e Bayern Munchen dhe Real Madridit eliminuan mbrëmë Manchester Cityn dhe Arsenalin.

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher mbrëmë pas ndeshjes tha se Manchester City luajti shumë më mirë ndaj Realit.

Në anën tjetër, ish-mbrojtësi anglez tha se jo gjithmonë Ligën e Kampionëve e fiton ekipi më i mirë në Europë atë sezon.

“Manchester City ishin më të mirë se Real Madridi, por ka diçka te Real Madrid në UEFA Champions League.

“Dhe jo gjithmonë fituesi i Ligës së Kampionëve duhet të llogaritet si skuadra më e mirë në botë”, u shpreh Carragher

Kujtojmë që Real Madrid në gjysmëfinale do të luaj ndaj Bayern Munich, kurse ndeshja tjetër është ajo mes Dortmundit dhe PSG-së.