Legjenda e Liverpoolit, Steve Nicol ka goditur rëndë trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.
Trajneri gjerman, Klopp vazhdimisht ka pasur ankesa për orarin e ngjeshur nga Premierliga dhe lodhja e lojtarëve nga angazhimet e tepërta në garat vendore dhe ndërkombëtare, shkruan GazetaBlic Sport.
Steve Nicol e ka kritikuar ashpër gjermanin duke i thënë se në një ekip si Liverpooli orari i ndeshjeve nuk pritet të jetë i lehtë.
Nicol ka vazhduar duke thënë se nëse Klopp do një orar të lehtë atëherë duhet të menaxhojë ekipe si Southampton.
“Jurgen, merreni drejtimin e Southampton. Atëherë nuk do të duhet të shqetësoheni për një orar të ngjeshur. Hajde. A dëshiron vërtet ndryshim dhe po kërkon ndihmë nga liga angleze për klubin? Shiko, nëse ti” je po aq i fortë sa Liverpooli, do të kesh një orar të ngjeshur, është pak”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


